Ndoshta nuk është edhe aq befasi informata që Apple krijon telefona kualitativ, të cilët rrallë kanë nevojë për t’u servisuar (Apple edhe ashtu prodhon telefonat që mesatarisht janë më të shtrenjtit në botë), por radhitja e Huaweit në këtë listë flet mjaft për kualitetin e prodhimit të gjigantit kinez, përcjell PhoneArena.
Kompania hulumtuese Harris Interactive ka përcjellë 130.050 intervenime pas shitjes nga zinxhiri i madh evropian i shitjes me pakicë Darty dhe ka përpiluar listën e brendeve pajisjet e të cilave kanë nevojë për më së paku servisim nën garancion, për mbulueshmëri tipike prej dy vitesh, shkruan KOHA Ditore.

Doli që telefonat Huawei dhe Honor, bashkë me modelet e Apple, zunë tre pozitat e pare në listën e prodhuesve pajisjet e të cilëve kanë pasur nivelin më të ulët të prishjeve gjatë periudhës së garancionit.
Studimi ka treguar edhe disa detaje tjera interesante, mes të cilave edhe fakti që shfrytëzuesit në mesatare e ndërrojnë nga një telefon në çdo tre vjet, që edhe është frika më e madhe e industrisë mobile dhe prodhuesve.
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë