Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei tashmë ka shitur 100 milionë pajisje vetëm gjatë 2018-ës

Gjatë lansimit të smartfonit nova 3, shefi i Huawei, Richard Yu ishte shumë i lumtur që të raportonte shitjet e smartfonëve gjatë këtij viti.

Demi më sot Huawei ka shitur tashmë 100 milionë pajisje, transmeton koha.net.

2018-ta për ta ka thyer të gjitha pritshmëritë, pasi në 2015 këto shitje i ka arritur vetëm gjatë gjithë vitit, në 2016-ën deri në tetor, e gjatë vitit të kaluar deri në shtator ka arritur të shesë 100 milionë pajisje.

Por tani jemi vetëm në muajin korrik, e kompania kineze tashmë ka thyer të gjitha rekordet e saja për shitjet gjatë një viti, ku deri tani ka shitur 100 milionë pajisje, e ka edhe shumë muaj përpara deri të përfundojë viti 2018.

Shefi Yu shpreson që deri me 31 dhjetor 2018, Huawei të shes 200 milionë pajisje, po sa do të arrihet kjo mbetet të shihet.

{gallery}