Pavarësisht investimit të madh, telefonat e kompanisë HTC nuk marrin të njëjtin nivel vëmendjeje si ata të Apple-it apo Samsungut.
Gjatë disa viteve, kompania tajvaneze po përpiqet të ruajë veten në botën e telefonave.
Duke pasur parasysh të gjithë këtë, nuk është lajm i papritur që HTC planifikon të reduktojë më tej portofolin e saj në 2018, transmeton kp.
Raporti i DigiTimes zbulon se kompania planifikon të përqendrohet në vetëm një telefon premium dhe disa modele mesatare vitin e ardhshëm.
Një nga këto telefona mund të prezantohet gjatë konferencës së CES 2018, ku mund të shohim një model më të fundit të HTC U11 +. HTC nuk është i vetmi në fokusimin në fusha tjera. Sony po ashtu ka ulur fokusin e tij në tregun e SHBA-së, Kinës dhe Indisë.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme