Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Honor View 20 bëhet me modin Gaming+, Honor 8X vjen në ngjyrë të re

Nën-brendi i Huaweit Honor gjatë MWC-së së sivjetme zbuloi detaje të biznesit dhe rezultatet e shitjes së telefonave të caktuar nga seria e kompanisë. Honor View 20 është shitur në 1.5 milionë kopje, duke u bërë një nga modelet më të shitura në Kinë, si dhe Amazon #1 Best Seller në Francë (në kategorinë 500 €+), përcjell GSMArena.

Honor e ka zhvilluar funksionin e ri, të quajtur Gaming+, i cili do ta përmirësojë konsumin e energjisë së çipsetit Kirin 980 për 20 për qind. Kjo arrihet me ndihmën e inteligjencës artificiale, ku AI parasheh shpejtësi më të mira të taktit të CPU dhe GPU të cilat nevojiten për renderim të frejmit të ardhshëm. Në këtë mënyrë, gameplay mbahet në një pamje të pastër prej 60fps pa përforcimin e panevojshëm të shpejtësisë së taktit.

Image

Honor gjithashtu fokusohet në gejmingun e bazuar në Vulcan. Kjo do ta mundësojë renderimin në HDR për përmirësimin e cilësisë së fotografisë në lojëra. Për ta festuar partneritetin me kompaninë Epic Games, Honor do t'u japë pronarëve të telefonave View 20 veshje ekskluzive View 20. Përmbajtja mund të shkarkohet në HiHonor.com, shkruan KOHA Ditore.

Në fillim të muajit mars, blerësit e Honor 8X në Evropën Perëndimore do ta kenë mundësinë ta blejnë telefonin në ngjyrën e re Phantom Blue. Opsioni do të jetë në dispozicion në Britani të Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali. Gjithashtu, u theksua se Honor 8X dhe 8X Max janë shitur në mbi 10 milionë kopje që nga lansimi në shtator.

Artikuj të ngjashëm