Honor Band 5 u prezantua në korrik ndërsa tani kompania kineze e ka paralajmëruar një version të ri, të quajtur Honor Band 5i.
Bëhet fjalë për një alternativë pak më të lirë me një dizajn kryesisht të pandryshuar, përveç konektorit të integruar USB-A, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë se nuk do të nevojitet adapter ose kabllo speciale për mbushje pasi që është e mundur të lidhet Band 5i me cilindo port standard USB-A.
Ekrani TFT me ngjyra në byzylykun e mençur është me madhësi 0.96 inç, me rezolucion 160 x 80p dhe mund t’i shfaqë deri në 30 karaktere për njoftime. Kur bëhet fjalë për monitorimin e parametrave të fitnesit, Band 5i i mbështet të gjitha modet nga modeli Band 5, përfshirë matjen e rrahjeve të zemrës dhe nivelet SpO2. Byzylyku është i papërshkueshëm nga uji në thellësi deri në 50 metra.
Kur është fjala për koneksionet, i pranishëm është Bluetooth 4.2, por nuk ka mbështetje NFC. Jetëgjatësia e baterisë vlerësohet në 7-9 ditë. Band 5i mund të sinkronizohet me çdo pajisje me Android 4.4 dhe iOS 9.0 ose më të re.
Honor Band 5i do të jetë në dispozicion në ngjyrat Coral Pink, Olive Green dhe Meteorite Black duke filluar nga 1 nëntori, me një çmim prej rreth 22 dollarësh (të konvertuar nga juani kinez).
-
Honor Band 5 mund të lansohet së bashku me Honor 9X
-
Xiaomi Mi Band 5 do të ketë ekran 1.2-inçësh dhe mbështetje NFC në modelet për tregun global
-
Honor MagicWatch 2 vjen me bateri që zgjat deri në 14 ditë
-
Huawei Nova 5 dhe Nova 5i do të prezantohen më 21 qershor
-
Arrin Honor Tab 5 me ekran 8-inçësh dhe bateri me 5100mAh