Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Arrin Honor Tab 5 me ekran 8-inçësh dhe bateri me 5100mAh

Honor ka prezantuar tabletin e ri buxhetor, me emërtimin Honor Tab 5. Ky tablet ka ekran 8-inçësh me rezolucion Full HD (1920 x 1200p) ndërsa vihet në lëvizje nga procesori Kirin 710. Dizajni i tabletit është i këndshëm, ndërsa përbëhet nga shpina metalike me bumperë plastike, përcjell GSMArena.

Kamera e përparme gjendet nën ekran, ndërsa ka senzorin me 8 megapixelë me fokus fiks. Në pjesën e pasme gjendet kamera me 8 megapixelë me autofokus. Ky tablet ka edhe dy altoparlantë, të cilët janë vendosur në pjesën e sipërme dhe të poshtme.

Karakteristikat e tjera të tabletit janë GPU përkrahja Turbo 2.0 për performanca të avancuara gaming, 3 ose 4 GB memorie RAM, dhe 32 GB ose 64 GB hapësirë për ruajtje. Memoria interne mund të zgjerohet deri 512 GB përmes zllotit microSD. Honor Tab 5 furnizohet nga bateria me 5100mAh, shkruan KOHA Ditore.

Honor Tab 5 tani për tani është në dispozicion vetëm në Kinë, por pritet edhe prania globale. Shitet me çmim prej rreth 165 eurosh për variantin me Wi-Fi dhe rreth 210 dollarë për variantin celular.

 

Artikuj të ngjashëm