Honor 20S do ta prezantojë shtesën më të fundit në linjën ekzistuese Honor 20, e cila tashmë i përfshin modelet Honor 20, 20 Pro dhe 20i/Lite. Të gjitha këto pajisje janë prezantuar në disa vende, ndërsa tani për herë të parë mësohet për ekzistimin e modelit Honor 20S, i cili u shfaq në listën e Google Play Console, raporton IndiaShopps.
Listingu zbulon se Honor 20S do ta ketë një ekran 6-inçësh dhe do të përdor Android 10 që nga fillimi. Opsionet e hapësirës për ruajtje përfshijnë 128 GB dhe 256 GB, ndërsa të pranishme do të jenë 8 GB RAM. Ekziston mbështetja për hapje përmes sensorit të gjurmëve të gishtërinjve, i cili do të duhej të jetë i vendosur poshtë ekranit, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, renderi e zbulon notchin në formën e pikëzës në ekran si dhe korniza të holla.
Shfaqja e modelit Honor 20S në listingun Google Play Console sugjeron që telefoni do të prezantohet së shpejti. Kohët e fundit u shfaq edhe posteri për modelin përkatës Honor 20 SE, që do të thotë se do të jenë gjithsej pesë modele në serinë Honor 20.