Qeveria holandeze ka refuzuar t’i japë prona kompanisë teknologjike Meta, në qytetin Zeewolde, ka raportuar të shtunën “TechStory”.
Ministri i Strehimit i këtij vendi, ka thënë se korporata nuk i ka përmbushur kushtet për blerjen e tokës.
Në mars, kompania mëmë e Facebookut ka tërhequr prapa propozimin për krijimin e një qendre të madhe të dhënash në Holandë, për shkak të kundërshtimit të kësaj ministrie.
Meta po planifikonte të ndërtonte një qendër të madhe të dhënash në qytetin Zeewolde të Holandës, por kjo lëvizje është pezulluar pasi asambleja holandeze ka votuar në favor të kërkesës së qeverisë për ta ndaluar krijimin e kësaj qendre.
Qyteti ku është menduar të themelohet qendra është vend që krijon një numër të madh burimesh të rinovueshme të energjisë.
Kjo ka qenë një arsye e fortë për korporatën që të shqyrtojë ndërtimin e qendrës së të dhënave në qytetin që do t’u shërbente rreth 10 milionë përdoruesve të rrjeteve sociale që i drejton Meta.