Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Hideo Kojima paralajmëron trilerin prej tetë minutash të “Death Stranding”

Çfarëdo risie që paraqitet në lidhje me lojën Death Stranding paraqet lajme goxha interesante, sepse shumë njerëz duan që më në fund të zgjidhet misteri rreth titullit të ardhshëm të Hideo Kojima. Drejtori i lojës tani përsëri i ka intriguar fansat e gamingut, raporton TweakTown.

Kojima në faqen e vet në Twitter e ka postuar një fotografi të videos së Death Stranding e cila reprodukohet në kompjuterin e tij. Fotoja e parë e tregoi gjatësinë e videos në këndin e poshtëm të majtë, por më vonë Kojima e largoi atë foto dhe e zëvendësoi me një të re në të cilën informacioni për kohëzgjatjen e videos ishte larguar.

Image

Megjithatë, para se fotografia e re të postohej, fansat tashmë e kishin ruajtur foton origjinale në të cilën shihet se kohëzgjatja e trilerit Death Stranding është tetë minuta. Nëse ky është me të vërtetë trileri i ardhshëm të cilin Kojima planifikon ta publikojë, është e mundur që do ta shohim gjithashtu një lloj gameplay për Death Stranding, shkruan KOHA Ditore.

Aktualisht, Death Stranding është lojë ekskluzive për PlayStation 4, megjithëse Kojima nuk e përjashtoi mundësinë e lojës edhe në PC.