Qëkur Google bleu Nestin në vitin 2014, të dyja kompanitë kanë vazhduar të punojnë si departamente të ndara duke publikuar linja të ndryshme produktesh.
Megjithatë, kjo mund të duket sikur ndryshon, pas rrjedhjes së rastësishme të një produkti të ardhshëm të quajtur “Nest Hub Max” në faqen e Googlet.
Nest Hub Max duket sikur është në një marrëdhënie me Qendrën Kryesore të Googlet. Faqja e Googlet e përshkruan atë si një ekran i zgjuar, i cili ka të integruar “Nest Cam” në altoparlantët e tij. Kjo do të thotë se përveç aftësisë për të krijuar video thirrje, pajisja mund të përdoret gjithashtu edhe si një kamerë sigurie.
Google thekson se do të jetë në gjendje të zbulojë lëvizjet dhe tingujt, si dhe të njoftojë përdoruesin në lidhje me të.
Ekrani i Nest Hub Max do të jetë 10-inç me rezolucion HD dhe do të ketë altoparlantë stereo.
Tani për tani nuk dihet çmimi i Nest Hub Maxit dhe as se kur do të prezantohet zyrtarisht.
-
YouTube në televizor bën ndryshimin që nuk do t’u pëlqejë përdoruesve
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje