Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google sjell aplikacionin e ri që identifikon objektet dhe të famshmit përmes fotografive

Teknologjia e telefonave të zgjuar sa vjen dhe zhvillohet përditë dhe më shumë.

Gjiganti i kërkimit, Google, tashmë ka hedhur në treg aplikacionin Google Lens, nëpërmjet të cilit do të bëhet e mundur njohja e bar kodeve, kodet QR dhe mund të përkthejë automatikisht tekstet e dokumenteve apo tabelave.

Fillimisht, Google Lens ishte në dispozicion vetëm për smartfonët Pixel të Googlet, por tani do të jetë në dispozicion për çdo pajisje Android. Po ashtu, së shpejti pritet të jetë në dispozicion edhe për pajisjet iOS.

Ky opsion do të mund të gjendet në brendësi të aplikacionit Google Photo dhe funksionon vetëm pasi fotoja ruhet në kartelat e telefonit.

Aplikacioni do të njohë bar kodet, QR kodet dhe përkthimet e teksteve në brendësi të fotove të shkrepura dhe gjithashtu do të njohë automatikisht objektet apo personat e njohura që gjenden në foto.

{gallery}