Google ka nisur azhurnimin e ri të aplikacionit Photos, i cili mundëson njohjen e njerëzve në fotografitë tuaja.
Duke iu falënderuar teknologjisë së mësimit të makinës, Google do të njohë linjat e fytyrës në fotografitë tuaja dhe do t’ju përkujtojë që t’i ndani me miqtë, transmeton KosovaPress.
Opsioni i njëjtë do të zbatohet në të gjitha fotografitë tuaja, të cilat ndodhen eventualisht në albumet e miqve tuaj në Google Photos. Po ashtu, opsioni i ri Shared Libraries ju mundëson të ndani të gjitha fotografitë tuaja me njerëzit e besueshëm.
Ndryshe, kompania më herët paralajmëroi projektin me emrin Lens, i cili do të shndërrojë kamerat në telefonat e të gjithë përdoruesve të Google në kërkues të internetit.
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Pas 20 vjetësh, Gmaili më në fund sjell funksionin që të gjithë e prisnin
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Snapchati do ta bëjë me pagesë ruajtjen e fotove dhe videove në Memories
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë