Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google Photos për Android me një varg funksionesh të reja

David Lieb, udhëheqësi i projektit Google Photos në Twitter zbuloi se çfarë na pret në të ardhmen nga shërbimi i popullarizuar. Ai në përgjigje të reagimeve të përdoruesve i zbuloi edhe risitë që vijnë tek Google Photos për Android, raporton Android Police

E para në mesin e tyre është tagimi manual i fytyrës. Aktualisht nuk është e mundur ta zgjedhësh një foto dhe ta lidhësh atë me fytyrë nëse aplikacioni më herët nuk e ka njohur atë fytyrë. Kjo do të ndryshojë në të ardhmen.

Aplikacioni mobil do t’i marrë parametrat e kërkimit për fotot e ngarkuara së fundmi, gjë që më parë ishte në dispozicion vetëm në internet. Kjo do t'ua mundësojë përdoruesve t’i shohin dhe procesojnë me lehtësi fotografitë që i kanë futur, edhe nëse e kanë bërë atë disa vite më parë, shkruan KOHA DItore.

Procesimi i regjistrimeve kohore gjithashtu vjen në aplikacionin Android. Shpërndarja e fotografive të kafshëve shtëpiake vjen në bibliotekat partnere, kështu që pronarët e kafshëve do të mundë të kërkojnë nga Google Photos që shërbimi t’i dërgojë të gjitha fotot e kafshëve shtëpiake tek partnerët e tyre.

Gjithashtu, në një moment do të jetë e mundur të fshihen fotot nga biblioteka gjatë shikimit të albumit, si dhe të favorizohen gjërat në albumet e shpërndara (së bashku me pëlqimin).