Google Photos është një nga shërbimet më të mira për ruajtje të fotografive dhe videove në cloud, megjithatë, deri më tani shërbimi nuk e ka implementuar opsionin e zoomimit të videove gjatë shikimit të tyre. Azhurnimi më i fundit i Google Photos për Android sugjeron që opsioni i zoomimit të videove është më në fund në përgatitje, raporton 9to5google.
Funksioni u vërejt nga ekipi i XDA në Google Photos v4.33 për Android, i cili e ka mundësinë e zoomimit të videove. Në formën e vet të tanishme, Google Photos nuk reagon ndaj gjestikulacioneve pinch-to-zoom, kur bëhet fjalë për videot, as në modalitetin portret dhe as në atë panoramik. Kjo do të ndryshojë së shpejti, siç shihet nga një GIF shoqërues, shkruan KOHA Ditore.
Deri më tani nuk dihej se kur ky funksion do të vihet në dispozicion për përdoruesit, duke pasur parasysh që aktualisht është në fazën testuese dhe nuk është në dispozicion për publikun e gjerë.