Google Lens deri tani ka qenë brenda Google Photos në shumë smartfonë, duke përfshirë iPhonët.
Nga sot Google ka treguar se Lens se është gati që të ‘pushtojë’ gjithashtu aplikacionet e kamerave, transmeton koha.net.
Google Lens tani do të zgjerohet në aplikacione të kamerës që mbështetin pajisje nga LG, Motorola, Xiaomi, Sony, Nokia, Transsion, TLC, OnePlus, BQ e Asus.
Aplikacioni Lens gjithashtu është duke u përmirësuar. Opsioni ‘Smart text’ i lejon përdoruesit që të kopjojnë tekst nga jeta reale përmes kamerës, si receta gatimi, fjalëkalime të Wi-FI e çdo tekst që kamera e tij kap.
Dhe jo vetëm kaq, nëse jeni në ndonjë restorant dhe shihni emrin e ndonjë ëmbëlsire të cilën nuk e njihni, thjesht drejtojeni Lens drejt saj, dhe to të ju shfaq një foto për të ju dhënë një ide më të mirë të asaj se çfarë ëmbëlsire mund të prisni.
{gallery}
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni