Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google punon në Pixelin e ri me procesor Snapdragon 710

Gjiganti i kërkimit, Google, raportohet se është duke punuar në smartfonin e ri Pixel me procesor të paralajmëruar së fundmi të Qualcommit – Snapdragon 710.

Edhe raportet e mëparshme thoshin se kompania është duke punuar në një smartfon të tillë, por i dedikuar vetëm për tregun indian, transmeton Koha.net.


Detaje më të hollësishme në lidhje me këtë smartfon të ri ende nuk janë zbuluar, por dihet se ai tashmë e një muaj është në zhvillim dhe thuhet se do të jetë i gatshëm në fillim të vitit të ardhshëm.