Google ka shpalosur gjeneratën e dytë të telefonave të mençur Pixel, Pixel 2 dhe Pixel XL 2.
Teksa Pixel 2 ngjason në pararendësin, modeli XL 2 ka ndryshime të mëdha në dizajn. Kjo pajisje tani ka ekran 6 inç për dallim nga pajisja e shkuar që ishte 5.5 inç.
Pixeli më i vogël është 5-inç me korniza të holla. Dallim i vetëm nga pajisja e shkuar është pjesa e pasme, ku kamera është më e madhe dhe ku pjesa e qelqit është më e vogël.
Pixel XL 2 ka hapësirë të brendshme prej 64GB dhe 128GB. Pajisja ka kamerë të përparme 8MP dhe atë kryesore 12MP.