Google Pixel 2 dhe modeli tjetër më i madh Pixel 2XL zyrtarisht po i afrohen fundit të ciklit jetësor pasi janë larguar nga shitorja e kompanisë.
Telefonat e lansuar në tetor të vitit 2017 muajve të fundit patën shitje të dobët, me fokusin e kthyer kah modelet e reja të gjigantit teknologjik.
Familja Pixel 2 kujtohet për fotografitë e mrekullueshme falë softuerit të jashtëzakonshëm.
Për ata që posedojnë akoma këto modele dhe duan t’i mbajnë akoma, sistemi operativ Android do të jetë në gjendje të përditësohet edhe për të paktën një vit.
Artikuj të ngjashëm
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së