Telefonat Google Pixel 2 që nga lansimi kanë pasur një numër të madh të problemeve.
Tani, një numër i përdoruesve raportojnë se telefonat e tyre Pixel 2 XL kanë arritur pa sistemin operativ, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas përdoruesve, të cilët kanë raportuar në forumet e Reddit dhe Ars Technica, telefonat e tyre Pixel 2 XL kanë arritur pa instalim të Androidit, gjë që i bie se ata nuk mund të startojnë telefonat e tyre të rinj.
E tëra çfarë shfaqet është ekrani i zi me këtë mesazh: “Nuk mund të gjendet sistemi operativ valid. Pajisja nuk do të startojë”, dhe linku për mbështetje.
Ndërkohë, Google ka konfirmuar se ky problem tashmë është zgjidhur në telefonat e ardhshëm Pixel 2 XL dhe se kompania është duke dërguar telefonat zëvendësues te përdoruesit të cilët kanë pasur këtë problem.