“Google Maps” ka ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës për në Gjirin e Amerikës për personat që përdorin aplikacionin në SHBA, raporton “BBC”.
Duke e shpjeguar këtë lëvizje, Google ka thënë se po bën këtë ndryshim si pjesë e një “praktike të gjatë” të ndjekjes së ndryshimeve të emrave kur përditësohen nga burimet zyrtare të qeverisë.
Ai tha se emri i Gjirit – që kufizohet nga SHBA, Kuba dhe Meksika – nuk do të ndryshohet për personat që përdorin aplikacionin në Meksikë, dhe përdoruesit në pjesën tjera të botës do ta shohin si Gjiri i Meksikës (Gjiri i Amerikës).
Vendimi i Googlet vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi që emri të ndryshohet në Gjirin e Amerikës.
Artikuj të ngjashëm
-
Meksika planifikon ta padisë Googlen për çështjen e Gjirit të Meksikës
-
Google Maps do t’i ndryshojë emrat e dy vendeve në SHBA
-
“South Park” bëhet “South America” për ta thumbuar Trumpin
-
Trumpi propozon që Ngushtica e Hormuzit të quhet “Ngushtica Trump”
-
Trumpi nënshkruan urdhrin për ta riemërtuar Liqenin Ontario në Liqeni Amerika