Meksika ka deklaruar të hënën se është në pritje të një përgjigje të re nga kompania amerikane Google në lidhje me kërkesën e saj për ta rikthyer plotësisht emrin e Gjirit të Meksikës në platformën “Google Maps”, para se të dërgojë gjigantin teknologjik në gjyq, ka raportuar agjencia AP.
“Ne do të presim për një përgjigje nga Google, dhe nëse ata nuk veprojnë, do të dërgojmë çështjen në gjykatë”, ka deklaruar presidentja meksikane Claudia Sheinbaum.
Meksika ka argumentuar se ndryshimi i emrit nga Gjiri i Meksikës në Gjirin e Amerikës shkel sovranitetin e saj, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nën juridiksion vetëm 46 për qind të Gjirit, kurse pjesa tjetër kontrollohet nga Meksika, e cila ka nën kontroll mbi 49 për qind, dhe Kuba, që kontrollon rreth 5 për qind.
Google kishte ndryshuar emrin nga Gjiri i Meksikës në Gjirin e Amerikës për personat që e përdorin aplikacionin në SHBA, vendim ky që erdhi si rrjedhojë e urdhërit të presidentit amerikan, Donald Trump.
-
Google përditëson emrin e Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë
-
Google Maps do t’i ndryshojë emrat e dy vendeve në SHBA
-
Trumpi propozon që Ngushtica e Hormuzit të quhet “Ngushtica Trump”
-
Trumpi nënshkruan urdhrin për ta riemërtuar Liqenin Ontario në Liqeni Amerika
-
Trumpi thotë se do ta ndryshojë emrin e Liqenit të Ontarios në “Liqeni Amerikë”