Tech

Google njofton investim prej 6.8 miliardësh në Britani pak para vizitës së Trumpit në Londër

Britania me rregulla të ashpra për kompanitë teknologjike

Google njoftoi të martën se do të investojë 6.8 miliardë dollarë në Britaninë e Madhe, para vizitës shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që pritet të sjellë një mori marrëveshjesh dhe partneritetesh biznesi, raportoi të martën Reuters.

Kompania amerikane e teknologjisë ka njoftuar për hapjen e një qendre të re të të dhënave, e cila do të ndihmojë për të përmbushur kërkesën në rritje për shërbimet e saj të bazuara në inteligjencën artificiale, si Google Cloud, Google Search, Google Maps dhe Google Ëorkspace.

Ministrja e Financave, Rachel Reeves, e ka quajtur këtë investim shenjë të fortë besimi në ekonominë e Britanisë dhe forcë të partneritetit me SHBA-në. 

Sipas Googlet, investimi do të krijojë rreth 8,250 vende pune çdo vit për bizneset britanike.

Vizita e Trumpit pritet gjithashtu të thellojë lidhjet ekonomike mes dy aleatëve perëndimorë.

Zyrtarët e lartë të SHBA-së kanë deklaruar se do të shpallen marrëveshje ekonomike që arrijnë vlerën mbi 10 miliardë dollarë.