Tech

Google mundëson ndarjen e GIF-ëve drejtpërdrejt në Gmail, WhatsApp dhe aplikacione të tjera

Google ua ka lehtësuar përdoruesve shpërndarjen e GIF-ëve direkt në aplikacione të ndryshme, përfshirë Gmail, Hangouts, Android Messages dhe WhatsApp. Duke e implementuar seksionin "Share GIFs" në Google Images, përdoruesit do të mund t’i shpërndajnë GIF-ët drejtpërdrejt në cilëndo nga këto aplikacione, raporton PhoneArena.

Seksioni i ri është siguruar nga Google GIF search engine - një vegël në të cilën po punohet që nga viti i kaluar, pasi që kompania e bleu Tenor. Të gjithë GIF-ët që mund të kërkohen janë krijuar nga krijuesit e përmbajtjeve, siç janë partnerët e Google nga shërbimet streaming, studiot filmike dhe komuniteti i YouTube, shkruan KOHA Ditore.

Funksioni i ri do të jetë gjithashtu në dispozicion në Chrome për Android. Nëse përdoret shfletuesi mobil në telefon, Google planifikon t’i implementojë GIF-ët që mund të shpërndahen, edhe në pajisjet e përdoruesit.