Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google largon nga puna shefin e diversitetit pas postimeve anti-semitike

Gjiganti teknologjik Google ka larguar nga puna shefin e diversitetit pas një postimi të vitit 2007 që thoshte se hebrenjtë kishin "një oreks të pangopur për luftë dhe vrasje".

Në një postim në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez që u rishfaq këtë javë, Kamau Bobb gjithashtu pretendoi se njerëzit hebrenj kishin një "pandjeshmëri" ndaj vuajtjeve.

Postimi më vonë ishte fshirë.

Të enjten, një zëdhënës i Google i tha BBC-së se Bobb "nuk do të ishte më pjesë e ekipit tonë të diversitetit që shkon përpara".

"Ne i dënojmë pa mëdyshje shkrimet e kaluara nga një anëtar i ekipit tonë të diversitetit që po shkaktojnë ofendim dhe dhimbje të thellë për anëtarët e komunitetit tonë hebre. Këto shkrime janë padyshim lënduese. Autori e pranon këtë dhe ka kërkuar falje", thuhet në reagimin e Google.

Bobb, i cili iu bashkua Googles në vitin 2018, i ka kërkuar falje stafit për postimin në blog.