Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google konfirmon Pixel 3a

Përmes faqes zyrtare Google ka konfirmuar ekzistencën e telefonit më të ri të saj Pixel 3a.

Pixel 3a u shfaq shkurtimisht në dyqanin online të Google, transmeton Koha.net.

Pixel 3a dhe 3a XL gjithashtu janë shfaqur në Google Play Console me emrat e koduar “Sargo” dhe “Bonito”.

Që të dy Sargo dhe Bonito kanë 4GB RAM, me atë të parin që ka rezolucion 1080 x 2220 px dhe dendësi të pikselave prej 440 ppi. Kurse ekrani i Bonitos ka rezolucion 1080 x 2160 dhe 400 ppi.

Sargo pritet të jetë 5.6 inç, derisa ekrani i Bonitos është 6 inç.

Edhe Google do të prezantojë një telefon të ri më 26 gusht Tech Google do të prezantojë një telefon të ri më 26 gusht

Të dy këta telefona pritet të lansohet nga mesi i këtij viti. Derisa Konferenca e Google pritet të jetë më 7 maj.

{gallery}