Kompania teknologjike, Google, ka kërkuar të hënën nga gjykata e dytë më e lartë e Evropës, që t’ia heqë gjobën prej 1.49 miliardë eurosh, raportoi të hënën Reuters.
Gjoba është vendosur nga rregullatorët Bashkimit Evropian, tri vjet më parë.
Komisioni Evropian, në vendimin e vitit 2019, ka thënë se Google ka abuzuar me dominimin e tij ndaj rivalëve më të vegjël evropianë, duke përdorur ndërmjetësues nga platforma AdSense, për ofrimin e reklamave.
Sipas komisionit, këto praktika në kundërshtim me ligjin, kanë ndodhur për një dekadë, nga viti 2006 deri më 2016.
Google ka kundërshtuar konstatimet e BE-së në Gjykatën e Përgjithshme me qendër në Luksemburg.
Këtë kundërshtim kompania do të paraqesë gjatë një seance dëgjimore 3-ditore që ka filluar të hënën.
-
Anulohet gjoba miliardëshe e Komisionit Evropian ndaj Googleit
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
BE-ja gjobit Googlein me gati 3 miliardë euro
-
Google dhe Apple duhet të paguajnë miliarda, gjykatë më e lartë e BE-së ua refuzon apelet