Google Home ende nuk është në dispozicion në Itali, por kjo mund të ndodhë së shpejti sepse ky altoparlant i mençur tashmë ofron mbështetje për gjuhën italiane.
Me këtë, altoparlanti Home tani ofron mbështetje për nëntë gjuhë të huaja në total, transmeton Koha.net.
Ata të cilët kanë testuar mbështetjen për gjuhët e reja kanë konfirmuar se pajisja ishte në gjendje që të njohë zërat e ndryshme. Megjithatë, kontrollet për automatizimin e shtëpisë, rutinave dhe shkurtesave ishin ose të prishur ose mungonin në tërësi.
Ende pritet që Google të njoftoj zyrtarisht këtë ndryshim, e sidomos kur është caktuar lansimi për Italinë.

Artikuj të ngjashëm