Dy muaj pas lansimit të Samsung Galaxy A5 (2017), ka arritur edhe modeli më i madh (tani për tani) i serisë A të Samsungut - Galaxy A7 (2017). Telefoni i ri fillimisht është lansuar në disa tregje të caktuara të Azisë Lindore.
Samsung Galaxy A7 (2017) është anëtari i tretë dhe i funidt (për tani) i serisë A të Samsungut. Dy të tjerë – Galaxy A3 (2017) dhe Galaxy A5 (2017) tashmë i kanë kaluar të gjitha testet dhe tani është koha për rishikimin e modelit më të madh të serisë A, A7, shkruan GSM Arena.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Dallimi i parë dhe më i rëndësishëm i Galaxy A7 (2017) nga smartfonët e tjerë të serisë A për vitin 2017 është se nuk do të jetë në dispozicion kudo. Për shembull, ai nuk do të shfaqet në Europë.
Samsung është një nga kompanitë e pakta e cila prodhon smartfona me ngjyrë rozë. Disa mund të thonë se ngjyra aktuale duket se është korale, e hapur apo ngjyrë salmoni, ku të gjitha këto ngjyra varen nga reflektimi i dritës që bie mbi Galaxy A7 (2017). Emri zyrtar i ngjyrës së këtij smartfoni është “Peach Cloud” dhe duket si e veçantë.
Ekrani 5.7-inç i Galaxy A7 (2017) është Super AMOLED me rezolucion Full HD. Brenda pajisjes gjendet procesori Exynos 7880 me tetë bërthama të cilin e ka Galaxy A5 (2017) , transmeton Koha.net. Vjen me 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, si dhe ka një hapësirë të veçantë për kartelën microSD dhe për dy SIM kartela, pra mund të vendosni dy SIM kartela dhe të keni mjaftë hapësirë të brendshme.
Bateria e Galaxy A7 (2017) është prej 3,600 mAh dhe punon me sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmallow.

Veçoria e re te Galaxy A7 (2017) është se Samsung ka implementuar certifikimin IP68 (certifikatë për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit) te të gjitha telefonat e serisë A për këtë vit.
Tjetër veçori e ngjashme sikur te modelet A3 dhe A5, është pozita e altoparlantit. Ai është vendosuar në anën e djathtë të pajisjes mbi çelësin për kyçje.