Facebooku, Twitteri dhe Google po punojnë me një grup qeverish, përfshirë Britaninë dhe Kanadanë, për të luftuar dezinformimin dhe teoritë konspirative rreth vaksinimit për COVID-19.
E formuar nga organizata britanike për kontrollin e fakteve “Full Fact”, grupi i ri punues synon të vë standarde në platforma për trajtimin e dezinformatave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Informacionet e këqija shkatërrojnë jetë dhe të gjithë kemi përgjegjësi për ta luftuar atë kur e shohim”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Full Fact, Will Moy.
Dezinformatat për vaksina kanë qenë sfidë për rrjetet sociale edhe para paraqitjes së asaj për COVID-19, e cila e bëri këtë çështje më urgjente.
Edhe Youtube ka filluar të ndërmarrë aksione serioze ndaj dezinformatave për vaksina, shkruan The Guardian.