Paris, 16 maj – Gjigantët e internetit dhe medias sociale përfshirë “Facebook”, “Youtube” dhe “Google” kanë nënshkruar dje kartën për të eliminuar publikimet me përmbajtje të dhunshme dhe ekstremiste nga interneti.
“Christchurch Call” u promovua nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe presidenti francez, Emmanuel Macron pas atentatit kundër dy xhamive në qytetin e Zelandës së Re, Kristçërç, në mars.
Kompanitë e internetit janë angazhuar që të luftojnë materialet me përmbajtje terroriste dhe të dhunshme dhe t’i bëjnë rregullat e tyre mbi këto përmbajtje më të qarta për përdoruesit.
Kompanitë, ku përfshihen edhe “Amazon”, “Twitter”, “Microsoft” dhe “Dailymotion” thonë se edhe ato do të rishikojnë algoritmet dhe procese të tjera që ndoshta drejtojnë përdoruesit drejt dhe/ose rrisin përmbajtjet me elemente terroriste dhe të dhunshme”/ DPA.
-
BE-ja së shpejti me ligj për t'i larguar propagandat ekstremiste nga interneti
-
PE kërkon kontroll strikt për gjigantët Google dhe Facebook
-
BE-ja me ligj që detyron fshirjen e përmbajtjes terroriste në internet
-
Kërcënimi online nga e djathta ekstreme
-
Sulmet në Christchurch detyrojnë “Facebook”-un të kufizojë shërbimin “Livestream”