Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

BE-ja së shpejti me ligj për t'i larguar propagandat ekstremiste nga interneti

Foto: Reuters / ilustrim

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë thënë se blloku duhet të adoptojë një ligj këtë vit duke obliguar firmat e interneteve t'i largojnë propagandat ekstremiste brenda një ore pasi të marrin raportim për to, shkruan BBC.

BE-ja ka diskutuar një rregullore të tillë për më tepër se një vit, por sulmet e fundit terroriste në Francë dhe Austri e kanë bërë këtë çështje më urgjente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrat e Brendshëm kanë thënë se teksti duhet të arrijë së shpejti pajtimin me Komisionin e BE-së dhe Parlamentin Evropian.

Po ashtu kanë kërkuar më tepër shkëmbime të dhënave brenda BE-së dhe një kontroll më sistematik të kufijve.

Si ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ashtu edhe komisioneria për marrëdhënie të Brendshme në BE, Ylva Johansson, kanë kërkuar që të arrihet pajtim deri në Krishtlindje për një rregullore re “për përmbajtje terroriste online (TCO)”.