Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rregullorja e BE-së për t’i mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet në internet mund ta shkelë privatësinë

Kritikët kanë akuzuar Komisionin Evropian që po kërkon t'i japë fund komunikimeve të koduara pasi organi ekzekutiv i BE-së zbuloi rregulla strikte për aplikacionet e mesazheve që synojnë të luftojnë përhapjen e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve, raportoi The Guardian të shtunën.

Sipas rregulloreve të propozuara, shërbimet e mesazheve faqet e internetit do të kërkohet të kërkojnë dhe raportojnë materiale të abuzimit me fëmijët – edhe në rastin e shërbimeve të mesazheve të koduara si iMessage i Apple dhe WhatsApp i Facebookut që nuk mund të kontrollohen në një mënyrë të tillë.

“Zbulimi, raportimi dhe heqja e abuzimit seksual të fëmijëve në internet është urgjentisht i nevojshëm për të parandaluar ndarjen e imazheve dhe videove të abuzimit seksual të fëmijëve, i cili ritraumatizon viktimat shpesh vite pas përfundimit të abuzimit seksual”, tha Ylva Johansson, komisionerja e BE-së për punët e brendshme.

Andy Burroës, kreu i sigurisë së fëmijëve në internet në Shoqatën Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC), i përshkroi rekomandimet si një përpjekje "mbresëlënëse të guximshme dhe ambicioze" për të "parandaluar në mënyrë sistematike abuzimin e shmangshëm ndaj fëmijëve, të cilat po zhvillohet në nivele rekord”.

Por planet gjithashtu janë kritikuar si një sulm ndaj privatësisë.

Edhe BE-ja do t’i detyrojë Googlen dhe Metan të heqin pornografinë e fëmijëve në internet Tech BE-ja do t’i detyrojë Googlen dhe Metan të heqin pornografinë e fëmijëve në internet

"Kompanitë private do të ngarkohen jo vetëm me gjetjen dhe ndalimin e shpërndarjes së imazheve të njohura të abuzimit të fëmijëve, por gjithashtu mund t'u kërkohet të ndërmarrin veprime për të parandaluar abuzimin e dyshuar të fëmijëve në të ardhmen", tha Joe Mullin nga Electronic Frontier Foundation (EFF).

“Ky do të ishte një sistem i ri mbikëqyrës masiv, sepse do të kërkonte infrastrukturën për analiza të hollësishme të mesazheve të përdoruesve”.