Anëtarët e Parlamentit Evropian pritet t’i nisin bisedimet me shtetet e Bashkimit Evropian, lidhur me krijimin e një ligji që do t’i detyronte kompanitë e internetit të fshinin përmbajtjen terroriste brenda një ore, pasi të informoheshin nga autoritetet.
Më 24 shtator, Komiteti për Liritë Civile i Parlamentit Evropian, përkrahu këtë thirrje, me qëllim që të luftohet më shumë përmbajtja që promovon terrorizmin dhe ka kërkuar mandat që për këtë çështje të diskutojë me ministrat e BE-së, transmeton KTV.
Me këtë ligj, kompanitë e internetit që vazhdimisht nuk e respektojnë atë, mund të dënohen me gjobë prej 4 përqind të të hyrave.
Anëtarët e Parlamentit Evropian synojnë që kompanitë e internetit “Facebook” dhe “YouTube”, që posedojnë përmbajtje të ngarkuara, nuk janë të obliguara që ta identifikojnë përmbajtjen terroriste.
Për këtë shkak, synohet të krijohet një platformë monitoruese që do të raportonte te autoritetet e shteteve evropiane.
-
Gjigantët e teknologjisë synojnë ligj për masa ndaj përmbajtjes së dëmshme
-
BE-ja së shpejti me ligj për t'i larguar propagandat ekstremiste nga interneti
-
BE nis hetim ndaj TikTokut, dyshohet se shkeli rregullat për mbrojtjen e fëmijëve
-
Metës i kërkohet të sqarojë masat kundër abuzimit seksual të fëmijëve
-
Meta dhe TikToku do të ballafaqohen me hetim nëse nuk i përgjigjen BE-së