Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Gigabyte përgatit madje 69 kartela të ndryshme grafike GeForce RTX SUPER

Kompania Asus paralajmëroi se do t’i publikojë 33 kartela të ndryshme grafike GeForce GTX SUPER, ndërsa më pas Gigabyte njoftoi se këtë numër do ta ngrejë më shumë se dyfish dhe do t’i prezantojë madje 69 SKU të ndryshme në disa muajt e ardhshëm, sipas TweakTown.

Lista e madhe e kartelave grafike GeForce RTX SUPER të Gigabyte duket edhe pak më interesante, pasi që kompania paralajmëroi publikimin e linjës Mini-ITX për GeForce RTX 2070 SUPER dhe RTX 2060 SUPER. Këto kartela grafike Mini-ITX do të jenë të vogla në dizajn dhe madhësi, por jashtëzakonisht të fuqishme në performancë, shkruan KOHA Ditore.

Linja premium AORUS RTX SUPER do të përbëhet nga modelet RTX 2080/2070/2060, ndërsa brendi GAMING RTX SUPER do t’i ketë gjithashtu tri modele SUPER. Linja turbo do të përbëhet nga versionet RTX 2080 SUPER dhe RTX 2070 SUPER. Linja e popullarizuar e Gigabyte, WINDFORCE, do t’i ketë modelet RTX 2080/2070/2060 super, ndërsa linja Mini-ITX do ta ketë vetëm RTX 2070/2060 super, ndërsa modelet e tjera i përfshijnë dy GPU shtesë RTX 2060 SUPER.