Gears 5 multiplayer ka debutuar fundjavën e kaluar gjatë ngjarjes Gears Summer Series Invitational. Nuk është ende e qartë se çfarë po ndodh konkretisht, por Gears 5 multiplayer duket i shpejtë, i rrjedhshëm dhe ende ka shumë instant vrasje me pushkë (shotgun), raporton PCGamer.
Pushkët (shotgun) kanë qenë gjithmonë një pjesë e madhe e përvojës së Gears multiplayer, ndërsa është veçanërisht interesante të shikosh se si përdoren ato nga lojtarët profesionistë, shkruan KOHA Ditore. Gears 5 po shton gjëra të reja në formën e thellimit të meta mode Escalation, e cila me siguri do të tërheqë lojtarë më seriozë.
Gears 5 do ta fillojë testin e vet teknik më 19 korrik, i cili do të mbahet këtë fundjavë, ndërsa testi i dytë është planifikuar nga 26 deri më 29 korrik.