Tech

Galaxy S21 Ultra shpallet smartfoni më i mirë i vitit

Galaxy S21 Ultra është një smartfon i mrekullueshëm dhe një prej flagshipëve Android për t’u mundur në treg.

Në Global Mobile Awards gjatë Kongresit Mobil Botëror, Galaxy S21 Ultra 5G u shpall smartfoni më i mirë në botë.

Global Mobile Awards shpërblen pajisje, harduer dhe softuerë të cilët mundësojnë inovacion në industrinë globale mobile.

S21 Ultra ka një përformancë të shkëlqyer, kamera të cilësisë së lartë, ekran brilant dhe një dizajn të mrekullueshëm. S21 Ultra është smartfoni i parë që mbështet S Pen.

Edhe pse S21 Ultra 5G mori çmimin, një smartfon tjetër i lavdëruar ishte S20 FE për shkak të vlerës që përmban. Fansat e Samsung tashmë kanë sytë drejt S22 por mos të harrojmë se S21 FE është në horizont dhe do të prezantohet drejt fundit të vitit.