Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

Zbuloni shoqëruesin ideal të udhëtimeve verore

Vera është stina e momenteve të paharrueshme, udhëtimeve dhe eksplorimit të vendeve të reja. Ditët me diell do t’ju nxisin dëshirën të shkrepni fotografi me të dashurit tuaj edhe të jeni aktiv duke ndarë copëza të bukura nga dita juaj në rrjetet tuaja sociale. Qielli i kthjellët me yje, perëndimet në det, apo jeshilja e ndritshme e kodrave do t’ju dhurojnë ndjesi të cilat do të donit t’i ruanit vizualisht.

Shoqëruesi ideal për shpirtin tuaj të udhëtarit apo të aventurës do të jetë Samsung Galaxy S23 Ultra.

Realizoni fotot dhe videot perfekte

Image

Vera juaj do të jetë e mbushur plot me ngjarje dhe panorama shumëngjyrëshe nga pushimet tuaja. Për t’i shijuar tërësisht festat ose mbrëmjet tuaja dhe gjithë destinacionet ku do të niseni, smartphonet Samsung sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë.

Dhe nuk është aspak problem nëse doni të shkrepni fotografi teksa po kaloni momente tëmrekullueshmë gjatë mbrëmjes në një qytet bregdetar apo jeni duke vizituar muze dhe pika të veçanta turistike.

Edhe Nga kamera te siguria e lartë, veçoritë e Galaxy S23 dhe S23+ Tech Nga kamera te siguria e lartë, veçoritë e Galaxy S23 dhe S23+

Pjesa e pasme e Galaxy S23 Ultra është e kompletuar me pesë kamera shumë funksionale, të cilat, me shumë mbështetje softuerike dhe zgjidhje AI, ju mundësojnë të kapni foto të shkëlqyera në mjedise të ndryshme. Kamera Ultra Wide 12MP ofron një fushë shikimi deri në 120˚, e cila është e përkryer për shkrepje me kënd të gjerë, qofshin ato foto në grup ose subjekt panoramik. Ekzistojnë gjithashtu dy kamera Telephoto me zmadhim optik 10x dhe 3x për fotografi cilësore pavarësisht distancës së objektit në fokus, një kamerë e përparme 12MP për selfie të qarta kristal dhe kamera me kënd të gjerë 200MP që përdor sensorin e ri ISOCELL HP2 të Samsung. Kjo kamerë e fuqishme është një nga asetet kryesore të versionit të ri Galaxy S23 Ultra, madje edhe ata që nuk janë tepër të njohur me teknologjitë e sensorëve të kamerës dhe harduerit shoqërues do të mbeten të impresionuar.

Image

Aftësitë e përmirësuara të "Nightography" falë sensorit më të avancuar të kamerës dhe procesori më i shpejtë i Galaxy rregullojnë dritën e ulët për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë.

Për përdoruesit që duan kontrollin dhe personalizimin, seria Galaxy S ofron një sërë mjetesh që diferencojnë çdo përvojë fotografike. Aplikacioni Expert RAW, i disponueshëm ekskluzivisht në Samsung Galaxy, mundëson shkrepjen dhe modifikimin e imazheve në stilin DSLR në RAW dhe JPEG. Përdoruesit mund të eksperimentojnë me artin fotografik me ekspozime të shumëfishta ose të kapin një pamje të qartë të Rrugës së Qumështit me cilësimet e Astrophoto dhe tani, pasi të shkarkohen në Galaxy S23 Ultra, veçoritë Expert RAW mund të aksesohen brenda aplikacionit Samsung Camera.

Udhëtoni pa u shqetësuar për rezistencën e smartphone-t

Kjo stinë është dinamike, plot me eksplorime dhe momente të papritura për t’u shplodhur brigjeve të detit apo për t’u arratisur në zemër të maleve. Nëse keni shpresuar për një bateri jetëgjatë, atëherë dëshira juaj sapo u realizua. Me një kapacitet baterie 5000mAh, Galaxy S23 Ultra nuk do t’ju lërë kurrë në baltë. Dhe kur është koha për të karikuar, me karikuesin 45 W smartphone juaj do karikohet deri në 65% të kapacitetit të baterisë në vetëm 30 minuta.

Image

Gjithashtu, gjatë stinës së verës ne marim kohën tonë për të pushuar dhe për rrjedhojë jemi më të shkujdesur. Samsung ka menduar edhe për këtë. Nëse keni planifikuar të bëni kanoe, rafting, hiking ose keni vendosur të eksploroni destinacione të pazbuluara, mos u shqetësoni për smartphone-n tuaj. I përforcuar me xham Corning® Gorilla® Glass Victus® 2, Galaxy S23 Ultra definitivisht nuk do të dëmtohet pas aksidentit të parë.

Me një vlerësim IP68 të rezistencës ndaj ujit që garanton zhytje deri në 1.5 metra ujë të freskët për deri në 30 minuta, nuk do të jetë problem edhe në rast shiu. Përveç rezistencës së përkohshme ndaj ujit dhe spërkatjeve, certifikimi IP68 garanton gjithashtu mbrojtje kundër pluhurit, rërës dhe grimcave të vogla
Pavarësisht se cilat janë planet tuaja për këtë verë, seria Samsung Galaxy S23 Ultra do ta bëjë përvojën tuaj më argëtuese dhe më të lehtë se kurrë.

Gjithashtu, me blerjen e Galaxy S23, S23+ ose S23 Ultra do të përfitoni memorien 100 GB në Microsoft 365 Basic“OneDrive cloud” për 6 muaj, me të cilin do të mund t'i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja. 

Edhe Pesë veçoritë më të mira të serisë Samsung Galaxy S23 Tech Pesë veçoritë më të mira të serisë Samsung Galaxy S23

Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 7.2.2023. dhe 31.12.2023. Për më
shumë informacion, vizitoni linkun.

*Artikull i sponsorizuar