Galaxy Note 8 i gjigantit të teknologjisë, Samsung, pritet të lansohet në gjysmën e dytë të muajit gusht, dhe tashmë spekulimet e ndryshme për të kanë arritur.
Ky telefon i ri pritet të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 836, dhe kamerën kryesore të dyfishtë, transmeton Koha.net. Tani, sipas një raporti të ri me burime nga kompania thuhet se Note 8 do të vijë me 8 GB RAM memorie, që nënkupton dyfishin e 4 GB RAM që i ka Galaxy S8.
Versioni me 8 GB RAM i Galaxy Note 8, raportohet se do të quhet “Emperor Edition” dhe se do të jetë në dispozicion vetëm në disa tregje, ndërsa në pjesën tjetër të tregjeve do të jetë versioni me 6 GB.
I njëjti burim, thotë se telefoni tjetër për vitin e ardhshëm, Galaxy Note 9, pritet të vijë me 12 GB RAM memorie, që nënkupton se Galaxy S9 mund të vijë me 10 GB RAM.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme