Tech

Samsung do ta lansojë Galaxy Note 8 në gusht të këtij viti

Descriptive Text

Gjiganti i teknologjisë Samsung Electronics planifikon që të lansoj smartfonin e ardhshëm të Galaxy Note në një ngjarje New York City në gushtë të këtij viti, raporton reuters.

Sipas burimeve të reuters, Galaxy Note 8 do të vijë me ekran të lakuar, i cili do të jetë më i madh se 6.2 inch i smartfonit të Galaxy S8 dhe ka dy kamera të pasme, transmeton koha.net.

Samsung ka për qëllim të kthejë seritë premium të Note, pavarësisht humbjeve marramendëse nga dështimi i Galaxy note 7, i cili i kushtoj mbi 5.4 miliardë dollarë kompanisë si dhe ka dëmtuar në mas të madhe kredibilitetin.