Gjiganti teknologjik, Samsung është duke u përgatitur për lansimin e fabletit të ri Galaxy Note 8, fotografitë e të cilit janë publikuar nëpër rrjetet sociale.
Samsungu më 23 gusht do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të zyrtarizojë Galaxy Note 8.
Note 8 raportohet se do të ketë ekran 6.3-inç Quad HD me rezolucion 2960x1440 pixels. Fableti do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 835.
Specifikat tjera të këtij telefoni janë 6 gigabajt RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Pajisja do të ketë edhe versionet me 128 dhe 256 GB.
Kamera kryesore e telefonit do të ketë dy sensorë me 12 megapixel ndërsa do të operojë me sistemin Android 7.1.1 Nougat.

Artikuj të ngjashëm
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?