Galax, i njohur si KFA2 në Evropë, e ka prezantuar SSD-në krejtësisht të bardhë Hall of Fame series M.2, e cila karakterizohet nga një përçues i madh i ngrohjes, si dhe Nand 3D TLC 64-shtresor nga Toshiba, raporton Overclock3D.
Ky SSD M.2 nuk ka ndriçim RGB, dhe as ndonjë dritë tjetër. Ofrohet përçuesi i nxehtësisë i krijuar nga CNC me një tub të ngrohjes të integruar ndërsa i gjithë sistemi ofron estetikë të bardhë, të argjendtë dhe të bakrit.

Sa i përket performancës, SSD-ja ofron shpejtesi sekuencionale të leximit prej deri në 3400MB/s dhe shpejtësi sekuencionale të shkrimit prej deri në 2000MB/s për versionin 512GB, apo deri në 2800MB/s për versionet 1TB dhe 2TB. Secili disk i ka 400,000 random IOPS-ë, shkruan KOHA Ditore.
SSD-ja Galax Hall of Fame series M.2 e përdorë formatin M.2-2280 dhe konfigurimin PCIe 3.0 4x për transferimin e të dhënave, me kontrolluesin 8-kanalësh Pishon PS5012-E12 dhe protokol NVMe 1.3.
Aktualisht, Galax e fokuson SSD-në e vet Hall of Fame series në tregun e Kinës, por së shpejti pritet të jetë në dispozicion edhe në tregun global.