Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Fondi shpërblyes i turneut në lojën Dota 2 mbi 30 milionë dollarë

Turneu The International 2019 në lojën Dota 2 e ka një fond shpërblimesh prej mbi 30 milionë dollarë.

Turneu i madh i Valve, Dota 2, po mbahet këtë vit për herë të nëntë, ndërsa vitin e kaluar ai u mbajt në Vancouver. Fondi shpërblyes e arriti atëherë shumën rekorde prej 25.5 milionë dollarësh.

Fondi i ri rekord shpërblyes, i cili e tejkalon shumën prej 30 milionë dollarësh, ka bërë që turneu The International të mbetet ngjarja më e madhe e-sport në botë, të paktën në aspektin e shpërblimeve në para, shkruan KOHA Ditore.

Vitin e kaluar, kompania Epic i ndau 100 milionë dollarë me qëllimin që Fortnite të bëhej një lojë e qëndrueshme konkurruese dhe kjo shumë e përfshinë një fond shpërblimi prej 30 milionë eurosh për kupën e ardhshme botërore të Fortnite, e cila mbahet në New York nga 26 deri më 28 korrik.

Turneu The International fillon më 20 gusht në Shangai.