Fjalëkalimi si një koncept ka ekzistuar gjithmonë, kështu tregojnë shkrimet e vjetra, madje edhe para epokës “Hapu, Sezam”. Megjithatë, gjatë 24 muajve të ardhshëm, fjalëkalimet sigurisht do të zhduken.
Kështu thotë Frank Abagnale, mashtruesi më i famshëm në botë, i cili me jetën e tij e frymëzoi filmin hollivudian “Catch me if you can”. Sot, ai është një nga specialistët kryesorë të parandalimit të mashtrimeve dhe sigurisë kibernetike. Për vite me radhë ai paralajmëron për një numër të metash në konceptin e fjalëkalimit, të cilin e konsideron një mënyrë të modës së vjetër për ta dëshmuar identitetin, shkruan Koha Ditore.
Kështu Abagnale tash disa vite ka bashkëpunuar me CIA-n duke e zhvilluar teknologjinë “Truesona” (marrë nga: true + persona), i cili thuhet se mundëson vërtetimi njëqind për qindësh të sigurt të identitetit. Dhjetë milionë dollarë janë investuar në këtë projekt dhe Microsofti në fillim të shkurtit e paralajmëroi një ndryshim revolucionar në Windowsët e rinj, të cilët do të mbesin pa fjalëkalime.
Edhe pse disa njerëz dyshojnë se mënyra e deritanishme e mbrojtjes së identitetit shumë shpejt do të shkojë në histori, ju rikujtojmë për një statistikë interesante që shkon në mbështetje të metodave të reja. Rreth 90 për qind e të gjitha llogarive online e përdorin një nga 10.000 fjalëkalimet më të njohura në botë. Gjithashtu, 80 për qind e të gjitha ndërhyrjeve qëllimkeqe në llogaritë e njerëzve të tjerë janë të suksesshme pikërisht për shkak të përzgjedhjes së pakujdesshme të fjalëkalimeve... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Instagrami mohon sulmin kibernetik pas emaileve masive për ndryshim të fjalëkalimit
-
Grabitja zbardhi mungesën e sigurisë, fjalëkalimi i Muzeut të Louvreit ishte “Louvre”
-
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve