Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Firefox 10 për iOS arrin me dizajn të ri

Kur janë në pyetje shfletuesit e internetit, ekziston një numër i madh mundësish në treg. Përdoruesit në platformën iOS, të cilët preferojnë Firefox-in, do të jenë të interesuar në përditësimin më të fundit të shfletuesit të platformës Apple.

Mozilla ka lëshuar së fundmi një përditësim të Firefox për iOS, i cili sjell versionin 10 të shfletuesve të njohur. Me këtë përditësim, Mozilla sjell një dizajn të ri që kompania e quan “Foton” dhe është një dizajn modern dhe minimalist për navigim më të lehtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të gjithë ata që duan të shfletojnë me sa më shumë skeda të hapura, Firefox 10 gjithashtu prezanton një mënyrë të re të shikimit të përmbajtjes sa herë që krijohet një skedë e re.

Ndryshime të tjera përfshijnë sugjerimet e kërkimit ku Firefox-i rendit një kërkesë popullore kërkimi; zhvendosja e lexuesit të kodit QR; metodën No Image, i cili bllokon ngarkimin e të gjitha fotove në faqe, transmeton ksp.

Përditësimi është i disponueshëm përmes App Store.