Smartfoni më i ri i kompanisë BlackBerry, Key2, tani është në dispozicion për para-porositje në Britani të Madhe.
Shitësit zyrtar Carphone Warehouse dhe Selfridges e kanë listuar smartfonin e ri në uebfaqet e tyre me çmim prej 579 funte, rreth 656 euro, transmeton Koha.net.
BlackBerry Key2, në këto uebfaqe, është në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe argjendi. Carphone Warehouse thotë se dërgesat do të fillojnë më 26 qershor, ndërsa Selfridges thotë se periudha e para-porositjeve do të përfundojë më 27 qershor.

Artikuj të ngjashëm
-
Dua Lipa fytyra e re e Apple
-
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Sa kushton unaza që do ta marrin fituesit e botërorit?
-
Ende ka në shitje bileta për ndeshjen e “padërshiruar” Angli – Francë