Vetëm disa ditë pasi Sony ka prezantuar smartfonët e rinj të avancuar, ata tashmë janë të gatshëm për para-porositje në Europë.
Fansat e Sonyt nga Gjermania tani mund të bëjnë para-porositjet për Sony Xperia XZ1 dhe Xperia XZ1 Compact dhe dërgesat pritet të fillojnë ka fundi i këtij muaji, transmeton Koha.net.
Smartfonët e rinj të avancuar mund të para-porositen nga dyqani zyrtar i Sonyt, MediaMarkt dhe Sparhandy, si dhe ata janë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të argjendtë dhe të kaltër.
Xperia XZ1 kushton 699 euro, ndërsa vëllai i tij më i vogël 599 euro. Ata të cilët bëjnë para-porositjen e njërit nga këta dy smartfona të avancuar deri më 22 shtator, atëherë do të marrin shtesë falas edhe një palë kufjet pa tela (me Wireless), të cilat kushtojnë mjaft shtrenjtë.