Tech

Zbulohet dizajni i smartfonit të ri të Sonyt

Sikur të gjitha kompanitë tjera, edhe Sony duke u bërë gati për panairin e ardhshëm të teknologjisë – IFA 2017.

Kompania tashmë ka caktuar një ngjarje për IFA 2017 në Berlin, ku pritet të prezantojë smartfonin e ri të avancuar Xperia XZ1 dhe para mbajtjes së kësaj ngjarjes kanë rrjedhur fotografitë zyrtare të cilat zbulojnë dizajnin e këtij smartfoni, transmeton Koha.net.

Sony ende është duke e mbajtur traditën e saj të dizajnit, kështu që Xperia XZ1 nuk do të jetë shumë më ndryshe nga Xperia XZ Premium. Pjesa e pasme e tij ndryshon pak me blicin LED dhe sensorët tjerë në maje si dhe me sensorin e vetëm të kamerës.

Ekrani i Xperia XZ1 vazhdon të ketë skajet e mëdha në pjesën e lartë dhe të poshtme, dhe butoni i dedikuar, i cili ndoshta përfshinë skanerin për gishtërinj, është i vendosur në anën e djathtë të smartfonit.

Për më tepër shikoni fotografitë.

{gallery}