Një nga faqet më të mëdha të transmetimit të videove në Rusi nuk ka funksionuar tri ditë pas një sulmi kibernetik.
RuTube tha në Telegram se ishte shënjestruar nga “sulmi më i madh kibernetik” që kishte parë deri tash.
Faqja e krijuar si një homolog i YouTubit, miqësor ndaj Kremlinit, u kthye në internet të mërkurën pasdite, megjithëse ende vazhdon të funksionojë shumë ngadalë.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një rrjedhë pothuajse të vazhdueshme të sulmeve kibernetike të nivelit të ulët në faqet e internetit në të dy vendet.
Qeveria e Ukrainës i ka dhënë “ushtrisë së IT-së”, miratimin për të nisur sulme pothuajse të përditshme në objektivat që dëshiron t’i mbingarkojë në trafikun e internetit, shkruan Sky News.
-
Sulme kibernetike ndaj “YouTube-s” ruse për të dytën ditë radhazi
-
Qasja në internet në Rusi është e vështirë dhe e rrezikshme
-
Rusia kufizon thirrjet në WhatsApp dhe Telegram
-
Uebfaqja e Qeverisë së Ukrainës goditet nga një sulm kibernetik
-
Operatori kryesor i telefonisë në Ukrainë goditet nga një sulm i madh kibernetik