Facebooku shumë shpejt do të duket sikur Snapchati me lansimin e efekteve të reja të kamerës dhe Storiet.
Rrjeti social ka shtuar edhe disa veçori së fundmi, të cilat do të përfshihen në aplikacionin bazë të kompanisë për telefona, në përditësimin e ri të aplikacionit.
Facebooku ka lansuar edhe veçorinë Direct, që i mundëson përdoruesve të shpërndajnë foto dhe video me miq të caktuar para se ato të zhduken, veçori e ngjashme me atë të Snapchatit.
Veçoritë e reja të Facebookut:
Efektet e kamerës
Edhe
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”

Duhet të klikoni dy herë në ikonën e kamerës në pjesën e epërme të hapësirës në aplikacion apo të çoni gishtin nga e majta në të djathtë për të parë aplikacionin e ri të kamerës.
“Kamera vjen me disa efekte si maska, korniza dhe filtra të ndryshëm që mund t’i përdorni në fotot dhe videot tuaja”, thotë Facebooku, raporton “Telegraph”, transmeton Koha.net.
Storiet
Edhe
Rikthehet Facebooku

Storiet e Facebookut do të shfaqen mbi murin kryesor. Miqtë mund të shohin fotot dhe videot në storien tuaj për 24 orë.
Kompania e Mark Zuckerbergut së fundmi ka shtuar këtë veçori të ngjashme me Snapchatin edhe në aplikacionin e Messengerit e në Instagram.
Direct

“Direct është veçori për të shpërndarë foto dhe video individuale me miq të caktuar për një periudhë të caktuar”, thotë Facebooku.
Edhe
Instagrami po teston një veçori të shumëpritur për ‘Story’
Connor Hayes nga kompania ka thënë se Facebooku dëshiron që të bëjë më të lehtë dhe më argëtuese shpërndarjen e fotografive dhe videove.
“Qëllimi jonë është që kamera të jetë shtëpi e shumë efekteve interesante që sjellin mënyra të reja për lidhje me miqtë, familjarët dhe rrethin tuaj”, thotë Hayes.