Facebooku po bën ndryshime të reja në shërbimet që janë në pronësi të kompanisë, dhe ky është brendimi i ri i emrave. Sugjerohet që punonjësit e Facebookut janë të njoftuar se kompania do ta shtojë emrin e vet përkrah Instagramit dhe WhatsAppit. Shërbimet e popullarizuara në të ardhmen do të njihen si "Instagram from Facebook" dhe "WhatsApp from Facebook", raporton Engadget.
Një zyrtar i Facebookut i konfirmoi këto ndryshime, duke vënë në dukje se kompania dëshiron të jetë më transparente për ato produkte dhe shërbime që janë pjesë e Facebookut, shkruan KOHA Ditore.
Ky hap nuk është krejt befasuese, pasi që brendimi i ri është vërejtur qysh në Mars. Është interesante që themeluesit e të dy shërbimeve (si Instagram ashtu edhe WhatsApp) e braktisën ekipin e Facebookut vjeshtën e kaluar, ndërsa tani produktet e krijuara do të jenë dukshëm më të lidhura me Facebookun.